Arkitekti i njohur, kandidon për herë të parë si kandidat në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Arkitekti i njohur, kandidon për herë të parë si kandidat në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Kandidati nga Lidhja e Prishtinës, Ermal Buçinca i cili është një arkitekt me përvojë në projekte të shumta, garon për kandidat në asamblenë komunale të Prishtinës me numrin 17.

Ermali është një djal i rritur në Prishtinë, dhe i njeh mirë problematikat e vendit. Edhe pse për herë të parë kandidon si asambleist, ai ka qenë drejtëpërdrejtë profesionalisht I kycur në cilësinë e jetës urbane në Prishtinë.

“Mendoj qe qyteti ka nevojë për njerëz profesionist. Arkitektura më ka mësuar se çdo detaj ndikon në përditshmërinë e jetës së njerëzve, prandaj dua që përvoja ime të kthehet në politika urbane, të zbatueshme për qytetin” tha ai për Periskopin.

Angazhimi i Buçincës si asambleist do të fokusohet në këto drejtime: Harmonia urbane,transformim estetik, ndriqim unik, standardizim të reklamave.
Unë besoj që çdo vendim që marrim sot, ndikon drejtëpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve tonë, prandaj le të angazhohemi të gjithë për një Prishtinë që rritet,zhvillohet dhe kujdeset për të gjithë, tha më tutje Buçinca.

Shpërndaje në: