‘Hapësira për ndërtimin e xhamisë është tejet e ngushtë’
Arkitekti Xhelal Llonçari në Rubikon të KTV-së ka thënë se hapësira që i është ndarë ndërtimit të xhamisë në lagjen ‘Dardania’ është tejet i ngushtë.
“Jam kundër xhamisë aty. Objektet janë të lidhura me hapësirën, mendoj që ai lokacion është denigrues për xhaminë qendrore në Prishtinë. Nga ana profesionale, hapësira është tejet e ngushtë, nuk ka hapësirë në kuptimin e plotë dhe të ndjehet fryma e kultit fetar. Aty e kemi një objekt që është i dhunuar. Kjo po ndodh me shumë objekte”, ka thënë Llonçari.
“E njëjta gjë është me operë dhe me bibliotekë. Kjo është filozofi oportuniste e pushtetit. Janë për vota, jepja xhaminë, jepi çdo gjë. E ndërton një xhami, por çka ke bërë me atë punë?”, ka pyetur ai.



