Armiqësi mes Astros dhe Getinjos e Mozzik? Publikohen bisedat (Foto)

Armiqësi mes Astros dhe Getinjos e Mozzik? Publikohen bisedat (Foto)

 

Është i njohur për hitet e tij ‘Ajo hala osht fmi,1,2,3’.

Siç duket këngëtari Astro tashmë ka një armiqësi me reperët Getinjo dhe Mozzik, të cilët, sipas një bisede që ai ka publikuar në Instastory, e kanë lutur që të bëjnë këngë me të, shkruan lajmi.net

Tani që Astro ka kohë që nuk po merret me muzikë, ka qenë një fans i tij i cili e ka pyetur se përse më nuk po këndon, pasi ka qenë më i famshëm se Getinjo dhe Mozzik.

E Astro është përgjigjur duke thënë se ka qenë gjendja e babait të tij që ka bërë që ai të mos këndojë, ndërsa sa i përket Getinjos dhe Mozzik, ata e kanë lutur për këngë por ky nuk ka pranuar.

Po ashtu, Astro ia ka kujtuar Getinjos disa persona të cilët sipas këngëtarit, reperi nga Ferizaj i ka harruar pasi ka bërë famë.

E pas publikimit të bisedave, i shpejt siç duket ka qenë edhe reagimi i Getinjos përmes një postimi të bërë në Instastory ku tha se “gjithë e kam degjeneru hasim” duke lënë të nënkuptohet se është ‘diss’ për Astron.

Siç duket gjakrat mes tyre janë nxehur dhe ditëve në vazhdim do të shohim se si do rrjedhin ngjarjet!

 

Shpërndaje në: