Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle dhe postblloqe në disa akse rrugore – Masa sigurie në paraburgimin e Durrësit
Lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit janë ngritur postblloqe në disa akse rrugore, kryesisht në hyrje-dalje të kryeqytetit.
Policia e Tiranës ka intensifikuar masat e sigurisë duke zhvilluar kontrolle në rrugët që lidhin Tiranën me Durrësin dhe qytete të tjera. Masa sigurie janë marrë edhe në paraburgimin e Durrësit.
Altin Ndoci është arratisur gjatë një vizite mjekësore në spitalin e Durrësit. Ai ishte shoqëruar nga dy efektivë të policisë së burgut, por gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës, duke shpëtuar nga mbikëqyrja e tyre.
Pas daljes nga spitali, Ndoci është drejtuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi e bardhë A7 me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.



