Arrestimi i Mithat Llozhani, Gucati me lutje për qytetarët: Mos kaloni nga Serbia

Arrestimi i Mithat Llozhani, Gucati me lutje për qytetarët: Mos kaloni nga Serbia

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar pas arrestimit të Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Mithat Llozhani.

Ai edhe një herë iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së që të mos kalojnë nëpër Serbi.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai ka thënë se nuk e di se kur mund të lirohet Llozhani.

“Kemi bërë një apel veteranëve sidomos, familjeve të dëshmorëve, mos i bini nëpër territorin serb se duke parë këto listat që i ka Serbia, tash në dorë që i ka ndërru, tani duke bërë verifikim, vetëm duke i ndalë pjesëtarët e UÇK-së. Edhe a i ndalë pjesëtarët e UÇK-së vetëm me tregu pak forcën që unë e bëj këtë punë. Ka këtë mundësi me i ndalë njerëzit, një vit, dy vjet apo sa po i ndalin nëpër burgje. Tani, unë nuk e di deri kur duhet me u bind veteranët, apo te kur duhet me u vetëdijësu, ne duke bërë apel. Ne i kemi përbetu në Zot, mos shkoni nëpër territor të Serbisë. As qytetarë është mire mos me i ra, se lëre më pjesëtarë të UÇK-së me i ra nëpër territorin serb me shku asajde”, ka thënë Gucati.

Shpërndaje në: