Arrestimi i “Mossit” përveç sulmit fizik ndaj Pacollit, ai dyshohet edhe pë dy vepra të tjera
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Njëri nga të dyshuarit është edhe reperi i njohur me nofkë ‘’Mossi’’, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, veprës penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, si dhe veprës penale ‘’Kanosje’’.
Të dyshuarit janë ndaluar lidhur me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Prokurori i shtetit, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.



