Arrestohen dy shtetas të huaj për kontrabandim të njerëzve
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 16:00, ka arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, shtetas të huaj, nën dyshimin për kontrabandim të njerëzve.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar 53 pasaporta, 38 letërnjoftime, 4 telefona mobil dhe 3 ora dore.
“Janë arrestuar dy të dyshuar nje mashkull dhe nje femer shtetas te huaj, nën dyshimin e bazuar se janë marr me kontrabandim të njerëzve. Nga të dyshuarit janë sekuestruar 53 pasaporta, 38 letërnjoftime, 4 telefona mobil dhe 3 ora dore”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Periskopi



