Arrestohen dy zyrtarë për korrupsion, pranuan ryshfet që një kandidat ta kalojë testin për patentë

Arrestohen dy zyrtarë për korrupsion, pranuan ryshfet që një kandidat ta kalojë testin për patentë

Dy zyrtarë publik janë ndaluar në Prishtinë për ‘’Marrje ryshfeti’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’, shkruan Periskopi.

Ata dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave (cash), në atë mënyrë që i dëmtuari ta kaloj testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

 

Postimi i plotë:

Dy zyrtarë publik ndalohen për ‘’Marrje ryshfeti’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’’
Prishtinë, 21.08.2025-Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit njofton opinionin publik, se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare, me datë 21.08.2025 ka ndaluar me vendim të Prokurorit dy persona për shkak të veprave penale “Marrja e Ryshfetit” nga neni 421 dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Personat e ndaluar janë zyrtarë publik të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave (cash), në atë mënyrë që i dëmtuari ta kaloj testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.
Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale si dhe dërgimin para Gjykatës të secilit kryerësve të këtyre veprave penale.

Shpërndaje në: