Arrestohen në Skenderaj pesë të dyshuar për krime lufte
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.
Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar në Komunën e Skenderajt, ndërkaq detajet tjera do t’i japin më vonë.



