Arrestohet 31 vjeçari që përndiqte Luanën…i dhunoi dhe të dashurin
Është zbardhur sherri në të cilin është përfshirë mbrëmjen e djeshme prezantuesja Luana Vjollca së bashku me të dashurin e saj dhe një shtetas tjetër që e përndiqte prej kohësh.
Bëhet fjalë për 31 vjecarin Besmir Lila, i cili prej kohësh ka përndjekur prezantuesen Vjollca. Pas zënkës që është bërë në zonën e Unazës së re në Tiranë, policia ka arrestuar në flagrancë rreth ores 23:00, shtetasin Besmir Lila, 31 vjec , banues në Lundër, i cili është konfliktuar fizikisht edhe me të dashurin e Luanes, Krenar Çoçajn.



