Arrestohet 32 vjeçari në Fushë Kosovë, dyshohet se strehoi një të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë”
Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se strehoi Driton Bekteshin, të dyshuarin për plagosjen e djalit të tij në Stanoc të Vushtrrisë.
Sipas policise, personi dyshohet për dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale.
“I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kishte strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor./Periskopi/
Njoftimi i plotë:



