Arrestohet aktivisti i Inciatives Qytetare për Veprim (Foto)
Para pak çastesh është arrestuar Bujar Voca i Iniciativës Qytetare për Veprim, transmeton koha.net.
Arrestimi i tij u bë për shkak të mos heqjes së murit të vendosur simbolikisht gjatë ditës nga aktivistë të kësaj organizate para Zyrave Qendrore të Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Ky aksion në Prishtinë u bë në shenjë pakënaqësie për ndërtimin e murit në Mitrovicë.




