Arrestohet edhe një deputet i VV’së, të tjerët i largojnë nga salla
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar nga salla e Kuvendit, pasi po vazhdonin të qëndronin aty edhe pas hedhjes së gazit lotsjellës, shkruan Periskopi.
Ata janë larguar, pasi në sallë kanë hyrë ekipet e forenzikës, për të kontrolluar hapësirën.
Bëhet e ditur se Policia tashmë ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Valon Ramadani, i cili hodhi gaz lotsjellës në sallë, kur po bëheshin përpjekjet për herë të katërt që seanca për votimin e Demarkacionit të mbahej.
Periskopi pak më parë raportoi se është mbledhur edhe Kryesia e Kuvendit./Periskopi



