Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk
Policia ka arrestuar burrin që beson se është përgjegjës për të shtënat dhe vrasjen e Charlie Kirk gjatë një fjalimi në universitetin e Utah të mërkurën.
Një anëtar i familjes pa fotot e të dyshuarit dhe e dorëzoi atë në polici, thonë dy zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit, raporton NBC News, transmeton Periskopi.
Lidhur me arrestimin e të dyshuarit, ka folur edhe presidenti Donald Trump, i cili tha se shpreson që i njëjti të “dënohet me vdekje”.



