Arrestohet kryetari i Federatës Spanjolle të futbollit së bashku me të birin (Foto)

Arrestohet kryetari i Federatës Spanjolle të futbollit së bashku me të birin (Foto)

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit dhe djali i tij janë arrestuar, në kuadër të disa hetimeve për korrupsion, bëri të ditur policia në Spanjë…

Angel Maria Villar është arrestuar nën dyshimet për përvetësim të fondeve, raportuan agjencitë e lajmeve El Pais dhe Efe.

Image result for angel maria villar

 

Villar, ish-futbollist ndërkombëtar, është president i Federatës Spanjolle qysh në vitin 1988.

Djali i tij Gorka është në mesin e disa njerëzve të tjerë të arrestuar gjatë basitsjeve, të martën.

Former South American Soccer Confederation (Conmebol)

Gorka Villar, i biri i kryetarit

 

Gjykata e Lartë e Spanjës i tha agjencisë Reuters se prokurorët e saj anti-korrupsion janë duke i udhëhequr hetimet.

Villar ka shërbyer si ushtrues i detyrës së presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, derisa shefi i saj, Michel Platini, ka qenë nën hetime.

Ai e ka humbur presidencën në zgjedhjet e vitit të kaluar./evropaelire

Shpërndaje në: