Arrestohet ‘magjistari’ që premtonte Kupën e Afrikës, ua mori rreth 30 mijë euro tifozëve
Një mashtrues i vetëquajtur magjistar u arrestua në Mali pasi mori rreth 30 mijë euro nga tifozë që besonin se fuqitë e tij mistike do ta bënin ekipin kombëtar fitues të Kupës së Afrikës.
Karamogo Sinayoko kishte bindur mbështetësit se ishte “i zgjedhur nga Zoti” për të udhëhequr Malin drejt triumfit.
Reputacioni i tij u rrit pas një fitorje dramatike kundër Tunizisë, ku Mali, me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, barazoi në minutat e fundit dhe fitoi në penallti, ngjarje që shumë tifozë e konsideruan “provë e magjisë” së tij. Pas kësaj, Sinayoko vazhdoi të mbledhë para, duke premtuar një “mrekulli të përsëritur”, por Mali humbi 1-0 ndaj Senegalit.
Tifozët e zemëruar sulmuan shtëpinë e tij në Bamako, ndërsa policia ndërhyri dhe e arrestoi për mashtrim dhe sharlatanizëm. Ai pranoi se nuk mund të kontrollonte rezultatin e ndeshjeve dhe se vendimi përfundimtar i takon Zotit, duke ringjallur debatet mbi rolin e besimeve mistike në futbollin afrikan.
Ky incident tregon se sa larg mund të shkojnë disa persona duke përfituar nga besimet dhe shpresa e tifozëve, duke nxjerrë në pah edhe sfidat që lidhen me besimet tradicionale në sportet moderne, shkruan SYRI.net, transmeton Periskopi



