Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh
Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në mbrëmje një person të kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikës.
I arrestuari është një shtetas i huaj, ka njoftuar Policia në njoftimin e tyre.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të shtetit të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”.
I arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.



