Arrestohet një 34 vjeçar në Prishtinë, dyshohet se vodhi pajisje elektronike
Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vjedhjen e pajisjeve elektronike në Prishtinë.
E.S., 34 vjeçar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar për vjedhje të pajisjeve elektronike. Rasti kishte ndodhur më 09.01.2026, ndërsa si rezultat i veprimeve policore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:
– E.S., mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Po ashtu, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë sendet e vjedhura, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit të ligjshëm. I dyshuari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”
Njoftimi i plotë:



