Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e 35-vjeçarit në Obiliq
Një person i moshës 35 vjeçare sot ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur për Periskopin se policia ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast.
‘Një person F. T 1991 është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti. Policia po vazhdon hetimet deri në sqarimin e plotë të rrethanave’, ka thënë Borovci për Periskopin.
Ngjarja ka ndodhur reth orës 14:00, kurse personi pa shenja jete është pranuar në QKUK.
‘Menjëherë njesitë policore kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje’./Periskopi/



