Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në Kosovë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar sot për arrestimin e një personi me inicialet R.D., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”, shkruan Periskopi.
Sipas komunikatës, R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.”, thuhet në njoftim.
Arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Në njoftim theksohet se Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.



