Arrestohet përgatitësi fizik i Atletico Madridit për dhunë në familje

Arrestohet përgatitësi fizik i Atletico Madridit për dhunë në familje

Pjesëtari i stafit të trajnerëve të Diego Simeones është arrestuar mbrëmë.

Atletico Madrid është shokuar, në mbrëmjen e së hënës ku është arrestuar përgatitësi fizik i skuadrës Oscar Ortega që njihet me pseudonimin Profe, shkruan Periskopi.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja spanjolle AS dhe u konfirmua edhe nga policia e Madridit, me Ortegën që akuzohet për dhunë fizike në familje.

Oscar Ortega është pjesë e stafit të Diego Simeones të Atletico Madrid që nga viti 2011, por punonte me trajnerin aktual të skuadrës madrilene që nga sezoni 2003/2004 kur Simeone ishte ende futbollist.

Ortega është njohur për punën e kujdesshme, por edhe rreptësinë e madhe në punën e tij gjatë përgatitjes së skuadrës, diçka që është vlerësuar nga lojtarët pasi sipas tyre metodat e tij i ndihmonin që të merrnin formën e duhur fizike./Periskopi/

Shpërndaje në: