Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate, kjo është vepra për të cilën dyshohet
Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore.
Kjo me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Lidhur me këtë njëra nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Drenasit, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje.
Personi i arrestuar sipas njoftimit është L.I, (mashkull, 37 vjeç) i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej 3 vijet burgim dhe dënim me gjobë.
Postimi:
Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate
Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Drenasit, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje:
-L.I, mashkull, 37 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (3 vite dhe denim me gjobë).



