Arrestohet pornostarja që bëri seks me Donald Trumpin
Stormy Daniels, aktorja e filmave për të rritur që pretendon se ka bërë seks me presidentin e tanishëm të ShBA-ve, Donald Trump, është arrestuar në një klub striptizmi në Ohio sepse i kishte lënë klientët që ta preknin derisa ishte në skenë, gjë që përbën shkelje të ligjit, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Avokati i saj, Michael Avenatti ka shkruar në Twitter se akuzat ishin “politikisht të motivuara” duke sugjeruar se e gjithë kjo kishte qenë e planifikuar.
Ai ka shtuar se aktorja do të deklarohet e pafajshme ndaj akuzave.
Autoritetet kanë deklaruar se Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford është liruar në orën 6 të mëngjesit të ditës së martë.
Ndryshe, Daniels kishte thënë që ka pasur marrëdhënie seksuale me presidentin Donald Trump në vitin 2006, derisa ai ishte i martuar me gruan aktuale Melanie Trump. Avokati i Trumpit, Michael Cohen i kishte dhënë 130 mijë Dollarë zonjës Daniels disa ditë para fushatës presidenciale të vitit 2016 në mënyrë që ajo të mos dilte publikisht.
Trumpi kishte thënë që të tilla marrëveshje ishin “shumë të zakonshme mes figurave publike dhe njerëzve të pasur”. /Periskopi



