Arrestohet reperi i njohur
Reperi Travis Scott u arrestua të shtunën mbrëma menjëherë pas koncertit të tij në Arkansas, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
Policia arrestoi reperin menjëherë pas largimit nga skena për nxitje të një trazire, duke rrezikuar mirëqenien e një të mituri dhe sjellje të çrregullt. Ai u lirua gjatë asaj nate pa asnjë kusht dhe do të duhet të kthehet në Arkansas në një datë të mëvonshme për një seancë gjyqësore.
Ai u pati arrestua edhe në vitin 2015 pasi u bëri thirrje fansave të vërsulen në skenë në Lollapalooza.
Travis aktualisht është në mes të turneut te tij botëror “Birds Eye View”.




