Arrestohet sërish Visar Ymeri
VV ka njoftuar:
“Sot rreth orës 10:00, policia arrestoi sërish kryetarin e VETËVENDOSJE!-s, z. Visar Ymeri. Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit. Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar”



