Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Fushë Kosovë
Është arrestuar shoferi që dyshohet se goditi për vdekje këmbësorin në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari dyshohet që me kamionë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 30.12.2025-05:01. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me kamionët dyshohet nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./Periskopi/



