Arrihet marrëveshja | Coutinho do të udhëtojë sonte për në Spanjë
Mediet në Angli raportojnë se Coutinho do të udhëtojë sonte për në Spanjë, për të kompletuar transferimin te Barcelona.
Liverpool ka tentuar ta bindë Philipp Coutinhon të qendroj deri në vere duke i ofruar edhe bonuse në pagë, por lojtari me çdo kusht deshiroi të largohet, dhe klubi ia plotesoi deshiren 4 muaj pasi e kishte bllokuar.
Marrëveshja është bërë për 142 milionë funte apo 160 milionë euro.
Coutinho bëhet futbollisti me i dytë i shtrenjtë në histori të futbollit.



