Arrihet marrëveshja, Mancini trajneri i Italisë
Kombëtarja italiane ka gjetur trajnerin e ri.
Roberto Mancini ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Italisë, për të qenë pikërisht ai drejtuesi i kombëtares Azzurre.
Sipas Gazzetta dello Sport, Mancini do të nënshkruaj një kontratë prej dy vitesh me një pagë prej 2 milionë eurosh në vit,raporton KosovaPress.
Misioni i radhës për ish-trajnerin e Interit, do të jetë ta krijojë një ekip të fortë dhe të kualifikohet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Kujtojmë se Italia ka dështuar të kualifikohet në Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit



