Arrihet marrëveshja ndërmjet Milanit dhe Juventusit për ‘El Pipitan’
Milan do të paguajë plotë 54 milionë euro për Gonzalo Higuain
Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventusi pas dy vitesh qëndrimi në ‘Allianz Stadium’, transmeton Periskopi.
Sulmuesi argjentinas karrierën pritet që ta vazhdojë te klubi i madh italian, Milan.
Sipas raporteve të fundit nga mediat italiane klubet kanë arritur marrëveshje me Milanin që do të paguajë 18 milionë euro këtë vit dhe do ta merr Higuainin në formë huazimi, por me opsion të blerjes vitin e ardhshëm ku ‘Rossonerët’ do të paguajnë edhe 36 milionë euro.
30-vjeçari ka zhvilluar 73 paraqitje me ‘Zonjën e Vjetër’ ku ka realizuar 40 gola. /Periskopi/



