Arriti në finalen e konkursit të bukurisë për femra, shokon ‘modelja’: Jam mashkull

Arriti në finalen e konkursit të bukurisë për femra, shokon ‘modelja’: Jam mashkull

Një nga finalistët e konkursit të bukurisë “Miss Virtual Kazakistan”, Arina Aliyeva ka
shokuar të gjithë pas deklaratës se në fakt është mashkull dhe jo femër.

Arina, emri i vërtet i të cilit është Ilay Dagilev kishte vendosur të merrte pjesë në konkurs
pasi kishte pasur një argument me miqtë e tij mbi bukurinë femërore.

Me ndihmën e makeup-it dhe një parukieri Ilay u bë Arina, një vajzë e re që përfaqësonte
qytetin e saj Shymkent në konkursin e bukurisë.

Ilay, 22 vjeç ka punuar si model që në moshën 17-vjeçare dhe pati fatin që në konkurs
të shkonte deri në finale. Por pikërisht në këtë moment ai vendosi të zbulojë të vërtetën
që është mashkull.

Diaghilev shpjegoi vendimin e tij për të hyrë në konkursin e bukurisë “Miss Virtual
Kazakistan” si një mënyrë për të bindur vajzat e reja se sa lehtë mund të arrihet bukuria
fizike edhe nga gjinia e kundërt.

Ai shpreson se historia e tij do t’i frymëzojë njerëzit për të vlerësuar më shumë bukurinë
e brendshme.

“U befasova nga reagimi i popullit të Kazakistanit dhe fakti që më mbështetën. Nuk kisha
qëllim të mashtroja njerëzit, doja të tërhiqja vëmendjen tek fakti se mos respektimi i të
njëjtave standarde të bukurisë nuk është i rëndësishëm.
Është natyraliteti dhe individualiteti i secilit person që me të vërtetë ka rëndësi, jo diçka
që shfaqet diku dhe emërtohet si ‘në modë’ dhe ‘e bukur’, edhe nëse nuk të
përshtatet”, u shpreh modeli.

Pas rrëfimit të Diaghilev, konkurrenti Arina Aliyeva u skualifikua nga konkursi dhe u
zëvendësua nga një pjesëmarrëse tjetër.

 

Shpërndaje në: