Arsenal bën historinë në Premier League

Arsenal bën historinë në Premier League

Arsenali e demoloi Fulham me rezultatin 1:5 në stadiumin Craven Cottage.

Edhe pse pjesa e parë shkoi në barazim, trajneri Unai Emery reagoi me zëvëndësime të qëlluara për ta rikthyer rezultatin në favorin e Topçinjëve.

Kësisoji Arsenal theu edhe një rekord në Premier League.

Ata bëhen ekipi i parë në histori të kampionatit anglez që dy zëvëndësues shënojnë dhe asistojnë në një ndeshje.

Pierre Emerick-Aubameyang dhe Aaron Ramsey ishin dy lojtarët që i dhanë kahje tjetër ndeshjes gjatë fraksionit të dytë./Periskopi/

Shpërndaje në: