Arsenal, City e Tottenham bëjnë detyrën (Video)
Tre ekipet kryesore nga ndeshjet e orës 16:00, Arsenal, Manchester City dhe Tottenham kanë arritur të shënojnë fitore në xhiron e shtatë të Premier League.
Arsenali mposhti Watford tek në fund të ndeshjes, kur autogoli i Cathcart dhe i Ozil i siguruan tre pikë skuadrës së Unai Emery.
‘Topçinjët’ pozicionohet në vendin e 5 me 15 pikë, kurse Watford një pozitë më poshtë me 13 pikë.

Kurse ekipi i Guardiolës arriti fitore të thjeshtë ndaj Brighton, me rezultat 2:0. Aguero dhe Sterling i dhanë fitoren e 6 këtë sezon Cityt.
‘Qytetarët’ janë në vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Brighton ka tubuar vetëm 5 pikë deri tani.

Harry Kane është rikthyer në formën e tij më të mirë pas fillimit të vështirë, duke shënuar dy gola në udhëtim ndaj Huddersfield, rezultat që i ngjet ‘Spursat’ në vendin e katërt, kurse ekipi vendas gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Periskopi/



