Arsenal dëshpëron, nuk fiton ndaj Brighton (VIDEO)
Arsenali nuk ka shkuar më shumë se sa barazimi 1 me 1 ndaj Brighton.
Lojtarët e Unai Emery e nisën mjaft mirë ndeshjen, kur pas shtatë minutave i zakonshme Pierre Emerick-Aubameyang shënoi golin e avantazhit për ‘Topçinjët’.
Përgjigja e vendasve erdhi në pjesën e parë, kur pas një gabimi të Lichesteiner, Locadia (35′) barazoi rezultatin.
Qysh nga ajo minutë, Arsenali provoi të dilte me tre pikë por ishte e pamundur në mbrojtjen e ngjeshur të Brighton.
Arsenal ngjitet në pozitën e katërt përkohësisht me 38 pikë, një më shumë se Chelsea që zhvillon ndeshjen pas pak minutave. Brighton mbetet në vendin e 13 me 22 pikë. /Periskopi



