Arsenal dhe Manchester United në kerkim te Hysajt, flet agjenti i tij
Ardhmëria e objektivit të Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Elsaid Hysaj në Napoli varet me planet e trjnerit Maurizio Sarri, sipas agjentit të shqiptarit.
Sarri ka bërë një punë briliante me Napolin këtë sezon dhe dhe skuadra e tij është në luftë për të fituar Serie A-në, pasi që gjinden në vendin e parë me një pikë më shumë se Juventusit.
59 vjeçari është lidhur me një kalim te Atletico Madri, Chelsea dhe Real Madrid, transmeton Periskopi.
Napoli do të ishte mërzitur nëse Sarri largohet, duke detyruar ata që të gjejnë një trajner të ri, por situata mund të përkeqësohet.
Shumica e yjeve të klubit, raportohet se janë të gatshëm të largohen nëse largohet Sarri.
Njëri prej më të lidhurëve me largim është shqiptari Hysaj dhe agjenti i ti, Mario Giuffredi, ka konfirmuar se ardhmeria e tij lidhet me ardhmerinë e Sarrit.
“Tregu i ardhshëm në Napoli do të varet shumë nëse Sarri qëndron ose jo në pankinë” Giuffredi i tha radios ‘Crc’.
“Por në këtë moment të gjithë mendojnë për fitimin e Scudettos.”/Periskopi



