Arsenal duhet të shes Ozilin

Arsenal duhet të shes Ozilin

Ozil është arkitekt i lojës së Arsenalit në këto sezonet e fundit, duke luajtur si 10 në pozitën pas sulmuesit, duke formuar një dyshe të fort me Alexis Sanchez këtë sezon.

ozil-wenger

Mesut Ozil dhe Arsene Wenger

Këto javët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Ozil nga Arsenal, pasi ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratë të re dhe Wilkins beson se ‘topqinjtë’ nuk do të humbnin asgjë me largimin e tij sepse ata e kanë një lojtar si Wilishere.

“Unë do ta riktheja Jack Wilshere dhe do ta largoja Ozilin. Mendoj se Wilishere është adaptuar në Bournemouth, ai po luan çdo javë dhe ju mund të shihni progresin që ai është duke e pasur”, ka thënë Wilkins për talkSport raporton Goal.com.

ozil-wilshere

“Ai po luan përsëri, si duket i ka lënë mbrapa lëndimet, mendoj se Wilshere është në nivel me Ozil, ndoshta edhe më i mirë. Ai ka një përkushtim të madh në fushë, Ozil ka një prekje fantastike por kur luan kundër ekipeve të mëdha ai zhduket nga loja”, ka përfunduar ish trajneri i Chelsea.

ozil

Mesut Ozil ishte maestral në fitoren e fundit të Arsenalit kundër Baselit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Mesfushori gjerman dhe Sanchez janë dy lojtarët kryesor të Arsenal dhe nëse dëshiron Wenger të fitojë trofe atëherë duhet t’i mbajë në skuadër. /Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: