Arsenal i shqiptarëve shënon fitoren e parë në PL
Arsenali ka shënuar më në fund fitoren e parë në këtë edicion ndaj skuadrës së West Ham United, me një përmbysje rezultati, shkruan Periskopi.
Skuadra e Unai Emeryt u ndodh mjaft shpesh në vështirësi, duke pësuar madje e para gol nga West Ham në pjesën e parë, kur shënoi Marko Arnautovic.
Por, Arsenali u kthye në lojë me anë të Nacho Monreal. Pas Nachos, u desh një autogol nga Diop në pjesën e dytë që Arsenali ta përmbyste rezultatin.
Për 3 me 1 shënoi Danny Welbeck në fund të ndeshjes. /Periskopi



