Arsenal kalon lehtësisht në raundin tjetër, Xhaka shpërthen me dy asiste (VIDEO)
Pas befasisë në ndeshjen e parë ku u mposht me rezultat minimal, Arsenali ka shënuar fitore 3-0 kundër Bate Borisov dhe ka kaluar në raundin e 16 më të mirave në Europa Ligë.
‘Topçinjët’ qysh në minutën e 4-të kaluan në epërsi nëpërmjet autogolit të Volkov.
Goli i dytë i Arsenalit u shënua komplet nga shqiptarët. Granit Xhaka krosoi te Shkodran Mustafi (38′), ndërsa ky i fundit me kokë dyfishoi avantazhin.
When you’ve just scored your first European goal for The Arsenal ?
? #UEL pic.twitter.com/zwC3KhHxH3
— Arsenal FC (@Arsenal) February 21, 2019
Goditjen përfundimtare mysafirëve ia dha Sokratis (60′), që edhe ky u asistua nga Xhaka.
Ekipi i Unai Emery kalon në fazën tjetër të Europa Ligë, me rezultat të përgjithshëm 3-1. /Periskopi/



