Arsenal kompleton rikthimin (VIDEO)

Arsenal kompleton rikthimin (VIDEO)

Arsenali ka arritur rikthim sensacional ndaj Rennes dhe është kualifikuar në fazën çerekfinale të Europa League. 

‘Topçinjët’ arritën fitore të bindshme 3-0, pas asaj humbjes befasuese 3-1 në ndeshjen e parë.

Padyshim lojtari i mbrëmjes ishte Pierre Emerick-Aubameyang (5′ 72′) që shënoi dy gola, ndërsa një gol e shënoi edhe i riu Maitland-Niles (15′).

Shorti për Europa Ligën hidhet nesër nga ora 13:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: