Arsenal në kërkim të lojtarit më të talentuar në Evropë – i cili shpërtheu mbrëmë
Bëhet e ditur se Arsenal është vënë në kërkim të mbrojtësit të krahut që luan edhe si anësor, Ryan Sessegnon.
Aktualisht, anglezi luan për ekipin nga Crevan Cottage, Fulham. Mbrëmë, ai shpërtheu me një hetrik të pabesueshëm duke e terrorizuar portën kundërshtare.
Shumicën e ndeshjeve, Sessegnon i ka filluar si mbrojtës krahu, por ka mundësi të luaj edhe si anësor – shkaku i predispozitave të mira sulmuese.
Ai e ka nisur karrierën e tij si 15 vjeçar, dhe tashmë në moshën 17 vjeçare, ka më shumë se 50 paraqitje në të gjitha garat për klubin e tij.
Të interesuara për të janë edhe Tottenhami, Real Madridi dhe çdo ekip tjetër në Evropë.



