Arsenal më pranë se kurrë për të transferuar këtë super lojtar
Gjiganti anglez, Arsenal është shumë afër nënshkrimit me mesfushorin e ri të Udinese Jakub Jankto.
Për mesfushorin ka qenë e interesuar edhe Milan, por Arsenal është më pranë marrëveshjes. 21-vjeçari është një mesfushor qendror, por gjithashtu është duke luajtur mirë edhe në krahun e majtë, transmeton Periskopi.
Gunners thuhet se e kanë përcjellur mesfushorin për disa muaj, dhe Jankto ka treguar se ai është i gatshëm t’i bashkohet Arsenalit/Periskopi.



