Arsenali arrin marrëveshje për Mustafin
Arsenali ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.
Tabloidi britanik ‘Daily Express’ raporton se marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën e 29.5 milionë funteve.
24-vjeçari pritet të kryejë të hënën vizitat mjekësore te londinezët.
Mustafi do të jetë shqiptari i dytë i cili kalon te skuadra e parë e Arsenalit, pas Granit Xhakës. /Periskopi.com



