Arsenali dhe Juventus në ‘luftë’ për yllin gjerman?
Skuadra e Arsene Wenger është e alarmuar dhe e gatshme pas lajmit që kanë marrur se Julian Draxler mund të largohet nga Wolfsburg.
Besohet se edhe skuadra italiane, Juventus është e interesuar të përforcohet në mesfushë pas shitjes së Paul Pogbas, duke nënshkruar me gjermanin e Wolfsburg.

Julian Draxler, lojtari kyç i Wolfsburg
Draxler u transferua nga Schalke në Wolfsburg për 25 milionë euro dhe sezonin e kaluar kishte 9 gola në 34 paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk shënuar apo asistuar.
23-vjeçari kishte shkëlqyer me kombëtaren gjermane në kampionatin europian të mbajtur në verën e fundit ‘Euro2016’.
Vlen të theksohet se skuadra gjermane është vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga liga në këtë sezon. /Periskopi.com/



