Arsenali do t’ja paguaj klauzolën talentit të Barcelonës (Video)

Arsenali do t’ja paguaj klauzolën talentit të Barcelonës (Video)

Pas paraqitjeve të mira në ‘Copa Del Rey’, Barcelona mund të humb sulmuesin e tyre Jose Arnaiz të skuadra e Premier Ligës, Arsenal.

Arsenali dëshiron që t’ja paguajë klauzolën spanjollit prej 20 milion eurosh, raporton ‘Marca’, transmeton Periskopi.

Arnazi arriti në Barcelonë nga Real Valladolid për 3.4 milion euro, tash ai është objektiv i klubit të madh londinez, Arsenal. Këtë e bën të ditur gazeta spanjolle ‘Marca’ e cila ka marrë vesh edhe se skuadra e Arsene Wenger mund të përshpejtojë transferimin e tij që në janar.

Edhe pse ai është top golashënuesi i Barcelonës B me gjashtë gola, 22 vjeçari ishte thirrur vetëm në ndeshjen e kupës bashkë me Carles Alena që ishin të ftuar nga skuadra amë e Barcelonës për të luajtur disa minuta. /Periskopi

Shikoni paraqitjet e talentit të ‘La Masias’:

 

Shpërndaje në: