”Arsenali e ka shkatërruar Ozilin, ai po pret pensionimin” – Petit
Mesut Ozil e ka humbur ‘motivin dhe dëshirën për të luajtur’, thotë ish mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit.
Pavarësisht se arriti marrëveshje me ‘Topçinjët’ pak kohë më parë, Ozil mund ta sheh veten jashtë Emirates, transmeton Periskopi.
Agjenti i tij ka kërkuar që mesfushori turko-gjerman të lirohet qysh në janar, por trajneri Unai Emery vazhdon të thotë se Ozil është pjesë e rëndësishme e planeve të tij.

”Mendoj që ai ka humbur dëshirën dhe motivin. Siç po shihen gjërat, ai vetëm po pret pensionimin”.
”Të humbësh motivin ndodh shpesh për një lojtar. Nuk jemi robotë. Është shumë e vështirë të luash në të njëjtat nivele çdo sezon”.
”Dhe nëse largohet? Të shkoj në Kin? Nuk kam asgjë kundër futbollit kinez, por lojtarët si ai nuk e meritojnë atë nivel”.
”Klubi ka nevojë për Ozil dhe ai duhet ta kuptoj këtë, t’i lërë frustrimet anash. Krenaria mbi të gjitha”, potencoi Petit./Periskopi



