Arsenali është bërë për ‘vitra’, Interi nuk shkon më shumë se sa një barazim (VIDEO)
Arsenal është befasuar në ndeshjen ndaj Rennes në Europa Ligë, teksa është mposhtur me rezultat 3-1, pavarësisht se kaluan të parët në avantazh.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të 1/8-ave ishte mjaft interesante dhe solli një karton të kuq për mysafirët.
Iwobi (4′) shënoi një gol të çuditshëm për ta kaluar në epërsi skuadrën e Unai Emery. Por nga kjo minutë çdo gjë shkoi keq për ‘Topçinjët’.
Fillimisht, qendërmbrojtësi Sokratis (41′) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa vendasit barazuan vetëm pas dy minutave rezultatin nëpërmjet Benjamin Bourigeaud.
Autogoli i Monreal (65′) dhe goli i Sarr (88′) i siguruan fitoren Rennes, çkai vështirëson punët Arsenalit në ndeshjen e kthimit në ‘Emirates’.
Në anën tjetër, Inter nuk shkoi më shumë se sa barazimi 0-0 ndaj Frankfurt.
‘Zikaltërit’ huqën mundësi ideale në këtë ndeshje, kur Brozovic (22′) gaboi nga pika e bardhë.
Në vijimin e ndeshjes, të dy ekipet u treguan të rrezikshme, por ndeshja përfundoi pa gola dhe gjithçka do të vendoset në ‘Giuseppe Meazza’. /Periskopi/



