Arsenali fiton derbin e ‘çmendur’ ndaj Tottenham (VIDEO)
Arsenali ka arritur fitore të rëndësishme në derbin e Londrës së Veriut, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 4 me 2.
Aubameyang (10′) shënoi golin e parë të ndeshjes nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin ‘Topçinjëve’.
Minutat në vijim e bënë edhe më interesante ndeshjen, pasi Eric Dier (30′) në një pozicion të dyshimtë barazoi gjithçka.
‘Gjelat’ vazhduan me momente të mira pasi katër minuta më vonë nga penalltia, Harry Kane u tregua i saktë për ta sjellur avantazhin e Tottenham.
Fraksioni i dytë solli një Arsenal tjetër.
Zhvillohej minuta e 56-të kur Pierre Emerick-Aubameyang me një goditje precize barazoi rezultatin.
Për ta sjellur për herë të dytë Arsenalin në avantazh u përkujdes Lacazette (75′), falë një devijimi të Eric Dier.
‘Topçinjët’ konfirmuar një natë të paharrueshme, pasi vetëm pas dy minutave Lucas Torreira vulosi rezultatin 4 me 2.
Arsenal tashmë ka pikë të barabarta me Spurs, por ekipi i Emery gjendet në vendin e katërt për shkak të golaverazhit. /Periskopi/



