Arsenali fiton me vështirësi, i afrohet top-katërshes (VIDEO)

Arsenali fiton me vështirësi, i afrohet top-katërshes (VIDEO)

Arsenal ka arritur një fitore të mundimshme përballë Bournemouth, në Vitality Stadium.

‘Topçinjët’ këtë ndeshjen luajtën pa Mesut Ozil dhe Lacazzete, por megjithatë shënuan fitore.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Jefferson Lerma, i cili shënoi në portën e gabuar dhe i dha epërsinë ekipit të Emeryt, me një nga autogolat më të çuditshëm.

Kur mendohej se Arsenal do kthehej në dhomat e zhveshjes në avantazh, Joshua King baraspeshoi gjithçka.

Por në pjesën e dytë një depërtim i mirë nga e majta i Kolasinac, bëri që Aubameyang (67′) të shënonte me portën zbrazët.

Deri në fund, Bournemouth u përpoq me gjitha forcat ta barazonte rezultatin, por nuk ishin konkretizues.

Ekipi vendas zbret në vendin e tetë me 20 pikë, kurse Arsenali qëndron në vendin e pestë me 27 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: