Arsenali fiton, por Xhaka ndëshkohet me të kuq
Londinezët kaluan në epërsi nëpërmjet Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 26-të.
I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë e Arsenalit në minutën e 33-të.
Por, kjo nuk ishte dita e Granit Xhakës, i cili gaboi në momentin kur Gylfi Sigurdson ngushtoi epërsinë në minutën e 38-të.
Mesut Ozil doli në skenë duke shënuar një supergol në minutën e 57-të, ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte goli i Borja Baston, i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të.
Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje aspak të hijshme në mesfushë ndaj Modou Barrow.
Me këtë fitore, Arsenali renditet në pozitën e dytë me 19 pikë, sa ka edhe lideri Manchester City.
Kjo e fundit dështoi të fitonte përballë Evertonit, në ndeshjen e cila përfundoi 1:1. /Periskopi.com



