Arsenali fiton, Xhaka sërish shënon
Arsenali ka mposhtur Nottingham Forest si mysafir me rezultat të thellë prej 0:4 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kupës EFL.
Mysafirët avancuan me supergolin e Granit Xhakës, i cili shënoi nga një distancë rreth 30 metra në minutën e 23.
Ky ishte goli i dytë i kosovarit brenda pak ditësh, pas atij të shënuar në javën e kaluar kundër Hull Cityt në Premier Ligë.
Dy golat tjerë për Arsenalin i shënoi sulmuesi Lucas Perez, të parin në minutën e 60 dhe të dytin në minutën e 71, ndërsa golin e fundit e shënoi Alex Oxlade-Chamberlain në minutat shtesë të takimit.
Londinezët kalojnë tutje në fazën 1/8 të Kupës EFL. /Periskopi.com



