Arsenali i gatshëm që të ofrojë 25 milionë euro për yllin nga Bundesliga

Arsenali i gatshëm që të ofrojë 25 milionë euro për yllin nga Bundesliga

Arsenali po e kërkon portierin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno dhe është gati që të ofrojë plotë 25 milionë euro për të

Leno po shihet si zëvendësuesi adekuat i Petr Cech, për të cilin pritet të jetë edicioni i fundit me klubin londinez, shkruan Periskopi.

Por, për të siguruar shërbimet e portierit gjerman, Arsenali duhet të ‘luftojë’ me Liverpoolin dhe Napolin të cilët poashtu janë të interesuar për Lenon.

26-vjeçari ka kontratë me Leverkusenin deri më 2020. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: